Çka është Kuleta Digjitale ProPay?
Kuleta Digjitale ProPay është një kuletë në formatin digjital e cila ju mundëson të realizoni pagesa përmes telefonit të mencur apo paisjeve tjera mobile me Android të cilat përkrahin teknologjinë pa tela në distancë të afërt e emërtuar si NFC (Near Field Communication). Ju mund të paguani në të gjitha POS terminalet që mbështesin pagesat pa kontakt.
Po ashtu përmes Kuletes Digjitale ProPay mund të realizoni edhe tërheqje në bankomate të Bankës ProCredit.
Cilat janë përparsitë e përdorimit të Kuletës Digjitale ProPay?
Përparsitë kryesore janë:
A është Kuleta Digjitale ProPay e sigurtë?
Kuleta Digjitale ProPay do jete e pajisur me metoden me te avancuar te autentikimit e njohur si CDCVM (Consumer Device Cardholder Verification Method), e cila mundëson qe autentikimi i transaksionit nga Kuleta Digjitale të bëhet gjithmone dhe per te gjitha vlerat nga pajisja mobile gjegjësisht telefoni juaj, pa pasur nevojë të shtypet PIN në POS terminal apo pajisje tjera të tregtarit.
SHENIM: Ju duhet të kujdeseni që telefoni i juaj është i mbrojtur duke caktuar parametra të sigurisë për qasje.(pin, shenja të gishtrinjëve etj.) për hapjen e ekranit.
Si të instaloj ProPay Kuleten Digjitale në pajisjen time?
Për të filluar përdorimin e ProPay Kuletës Digjitale, telefoni apo pajisjet tjera duhet të kenë:
Si të instaloj ProPay Kuleten Digjitale në pajisjen time?
Për të filluar përdorimin e ProPay Kuletës Digjitale, telefoni apo pajisjet tjera duhet të kenë:
SHËNIM: Për shkak të kufizimeve nga Apple, Kuleta Digjitale ProPay për momentin nuk funksionon në pajisjet me sistemin operativ IOS.
Sapo të instaloni versionin e fundit të aplikacionit mobil dhe arrini të qaseni do të shfaqet njoftimi për funksionin e ri të Kuletës Digjitale dhe opcioni për të shtuar kartelat në Kuletën Digjitale ProPay.
Si bëhet digjitalizimi i kartelave në Kuletën Digjitale ProPay?
Pas shtypjes se butonit SHTONI KARTELËN fillon procedura e konfigurimit dhe aktivizimit të Kuletës Digjitale ProPay.
Cilat kartela përkrahen nga Kuleta Digjitale ProPay?
Të gjitha kartelat MasterCard dhe Visa Business të lëshuara nga ProCredit përfshi dhe kartelat ngjitëse të debitit përkrahen nga Kuleta Digjitale ProPay.
Ku mund të përdoret Kuleta Digjitale ProPay?
Kuleta Digjitale ProPay mund të përdoret në të gjitha pos terminalet që mbështesin pagesat pa kontakt si brenda ashtu edhe jashte vendit dhe të cilat përkrahin kartelat e brendit MasterCard.
Si realizohet pagesa me Kuletën Digjitale ProPay?
Varësisht prej vleres së pagesës e cilat shtypet ne pikat e shitjes- POS terminal, janë dy metoda të mundshme të pagesës:
Ju gjithashtu mund të autorizoni pagesat duke selektuar opcionin PAGUAJ ME KULETËN DIGJITALE PROPAY I cili gjendet ne faqen e parë të aplikacionit mobil, ku pasi të keni zgjedhur njërin prej opcioneve të pagesës dhe pastaj me një prekje të lehtë në pos terminal pagesa do të realizohet.
Çka të bëjë nëse kam harruar pin kodin katërshifror?
Nëse keni harruar Pin Kodin katër-shifror atëhere duhet që në menynë për ndryshim të PIN Kodit në Kuletën Digjitale të shtypni opcionin RESETO PIN-IN, natyrisht që për këtë veprim do kërkohet autentikimi përmes sms në numrin e telefonit që është regjistruar në Bankë. Më pastaj do ju kërkohet të vendosni PIN- kodin e ri.
A duhet të kem qasje në internet për të realizuar pagesa me Kuletën Digjitale ProPay?
Pagesat realizohen përmes teknologjisë NFC dhe nuk ka nevojë për qasje në internet.
Kam blerë telefon të ri. A duhet të digjitalizohen përsëri kartelat në Kuletën Digjitale ProPay?
Pas instalimit te aplikacionit mobil të gjitha kartelat duhet të digjitalizohen prej fillimit.
Dua ta fshij Kuletën Digjitale ProPay. Si mund ta bëjë këtë?
Pasi të hyni në Kuletën Digjitale ProPay, duhet të zgjedhni menynë në këndin e lartë djathtas, dhe pastaj opcionin Fshij Kuletën Digjitale.
Ku mund ti shoh transaksionet e iniciuara me Kuletën Digjitale ProPay?
Pas selektimit të kartelës në Kuletën Digjitale ProPay të gjitha transaksionet e inicuara(aprovuara apo refuzuara) do të shfaqen në vijim. Të keni parasysh se aty do paraqiten të gjitha pagesat e inicuara, ato të aprovuara por potencialisht edhe të refuzuara.
Për të kuptuar transaskionet e ralizuara me sukses duhet të shikoni tek Historiku i transaksioneve në aplikacionin mobil.
Çka të bëjë nëse më është vjedhur/ humbur telefoni apo pajisja
Në rast të vjedhjes apo humbjes së telefonit ju duhet menjëherë të informoni Bankën duke kontaktuar Qendrën e Kontaktit në numrin 038 555 555 ose 049 555 555 në mënyrë që të bëhet bllokimi i kartelave të digjitalizuara apo edhe kartelave fizike. Në rast humbje apo vjedhje të telefonit ju mund të kërkoni nga banka bllokimin e vetëm kartelave të digjitalizuara(tokenave). Përderisa mund të vazhdoni me përdorimin e kartelës fizike.
Çka të bëjë nëse më është vjedhur/humbur kartela?
Në rast të vjedhjes apo humbjes së kartelës ju duhet të bllokoni atë përmes aplikacionit mobil bankar apo duke kontaktuar Qendrën e Kontaktit në numrin 038 555 555 ose 049 555 555. Ajo kartelë nuk mund të përdoret për pagesa përmes Kuletës Digjitale ProPay.Përveq nëse kërkoni nga Banka zhbllokimin e Tokenit gjegjësisht kartelës së digjitalizuat. Kur të merrni kartelen e re duhet ta shtoni përsëri në Kuletën Digjitale.