Ku mund ta gjej Zonën 24/7 më të afërt?
Lokacionet e Zonës 24/7 mund t'i gjeni këtu.
Ku mund ta gjej bankomatin më të afërt?
Lokacionet e bankomateve mund t'i gjeni këtu.
A mundem me tërheq para nga POS terminale?
Mjafton të keni kartelë të debitit të bankës ProCredit dhe bëni së paku një blerje në pika të shitjes të bankës ProCredit dhe pastaj mund të bëni edhe tërheqje në këto pika. Maksimumi i tërheqjes është deri në 200 Euro brenda ditës.
Në cilat dyqane/markete mundemi me tërheq para kesh?
Ju mund të tërhiqni para deri në 200 Euro brenda ditës, shiko listën e pikave/marketeve/dyqaneve ku mund të tërhiqni kesh.
A mund të deponoj në llogari të kursimeve në Zonat 24/7?
Nga data 1 Maj 2018 qasja në llogarinë e kursimeve mundësohet vetëm përmes transferteve. Ju mund të përdorni Zonat 24/7 për deponim në llogarinë rrjedhëse ndërsa përmes e-banking të i transferoni në llogarinë tuaj të kursimeve.
Sa para mund të deponohen në bankomat?
Klientët mund të deponojmë deri në 40 bankënota në bankomat dhe mund të realizojnë deponime më shumë se një herë gjatë ditës. Nëse klienti dëshiron të deponoj më shumë se 9995 Euro brenda ditës, klienti obligohet të bëj deklarimin e burimit të fondeve përmes opsioneve të shfaqura në bankomat. Deponimi zakonisht reflektohet në llogari maksimumi brenda 20 minutave, përveç deponimeve pas orës 20:00 që reflektohen të nesërmen prej orës 07:00 të mëngjesit.
Si funksionon kasaforta për deponim?
Bizneset të cilat kanë qarkullim ditor më të madh se 10,000 Euro mund të depozitojnë qarkullimin e tyre në çdo kohë në kasafortat e qarkullimit ditor (dropbox) – për të cilat paraprakisht nevojitet kontratë nga banka. Me kontratë klienti pajiset me një kartele që i lejon qasje në disa nga kasafortat e deponimit, pranon qeset plastike për deponim dhe format e deponimit (‘Mandat arkëtimi’ dhe ‘forma për deklarimin e prejardhjes se mjeteve) dhe bëhet caktimi i limitit ditor të deponimit. Shiko video udhëzuese këtu.
Sa para mund të i bëj tërheqje në bankomat?
Minimumi i shumës të cilën mund të tërhiqni është 10 Euro. Limiti i zakonshëm ditor për tërheqje në bankomat me kartela të Bankës ProCredit në Kosovë është 2,000 € kurse ai javor është 5,000 €.
Klientët privat mund ta rrisin limitin e kartelës deri në 10,000 Euro brenda ditës përmes aplikacionit mobil “ProCredit Bank Kosova. Shkarko këtu .