Ku mund ta kontaktoj bankën?
Për çdo pyetje, koment apo ankesë lidhur me shërbimet e bankës luteni të na shkruani në: kos.kujdesiperkliente@procredit-group.com ; kos.customerservice@procredit-group.com , ju gjithashtu mund të na kontaktoni direkt në qendrën e kontaktit në 049/555-555 ose 038/555-555.
Cili është orari i qendrës së kontaktit?
Qendra e kontaktit punon gjatë ditëve të javës prej 8:00 deri në 18:00, kurse të shtunën punon prej orës 9:00 deri në 15:00. Për bllokim të kartelës, na telefononi 24/7.
Kam ndryshuar numrin e telefonit dhe adresën, çka duhet të bëj?
Për përditësim të informatave tuaja, ju mund të iniconi kërkesën përmes e-Banking ose drejtohuni në ndonjërën nga pikët tona shërbyese. Për ndryshim të adresës ju lutemi të keni me vete një faturë, jo më të vjetër se 6 muaj e cila jo domosdoshmërisht duhet të jetë në emrin tuaj mjafton të figuroj adresa juaj e re.
A punojnë degët e bankës të shtunën?
ProCredit punon nga e hëna deri të premten, nga 09:00-14:00.
Cilat janë kushtet/dokumentet bazë për marrjen e kredisë në bankën ProCredit?
Banka ProCredit ofron shërbime kreditore për banorë të Kosovës. Përveç kësaj, klientët duhet të plotësojnë kriteret e moshës të paraparë me rregulloret e aplikueshme në Kosovë (mosha minimale 18 vjeç), të merrni pagën përmes bankës ProCredit, apo të sillet konfirmimi nga punëdhënësi që paga procedohet përmes bankës apo të hyra tjera që pranohen nga qiraja apo pensioni nga vendet jashtë Kosovës.
A mundem me hap llogari online?
Me inovacionin fundit nga banka ProCredit, klientët mund të hapin llogari 100% online, pa humbur kohë dhe pa qenë prezent në bankë. Më shumë informata rreth hapjes së llogarisë 100% online, ju lutem klikoni ketu.
Si mund te autorizojë një pjesëtar të familjes në llogari?
Ju duhet të vizitoni njërën nga pikat shërbyese të bankës ProCredit së bashku me personin që do të autorizoni. Ju lutem shumë të keni parasysh që me vete duhet të keni edhe dokumentet identifikuese.
Më duhet gjendja e llogarisë bankare e printuar, nuk gjendem në Kosovë a mundem ta pranoj me email?
Dërgimi i informatave të tilla të ndjeshme me email nuk aplikohet në bankën ProCredit, mënyra e vetme për të pasur qasje në distancë në llogarinë tuaj është pajisja me shërbimin e-Banking. Nëse keni person të autorizuar në llogari, ky person mund të marr gjendjen e llogarisë në njërën prej pikave shërbyese të bankës.