Banka ProCredit partnere e parë financiare e GROW

8/25/2022

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) dhe partnerët lansuan dritaren e re të garancioneve bankare GROW – Dritarja e Rimëkëmbjes së Gjelbër; e cila do të mbështesë investimet e bizneseve kosovare në efiçencë dhe burime të ripërtritshme të energjisë.
Banka ProCredit, si partnere e parë financiare do të ofrojë mbështetje dhe lehtësim në qasje në financa për ndërmarrjet të vogla dhe të mesme të cilat planifikojnë të investojnë në pajisje efiçente të energjisë dhe tekonlogji tjera që përdorin burime të ripërtitshme të energjisë, përmes projektit GROW.


GROW apo Green Recovery Opportunity Window është fond garantues që mbështet investimet në burime të energjisë së ripërtrishme apo në masat që rrisin efiçiencën e energjisë. 

Zhvillimi i projekteve të Rimëkëmbjes së Gjelbër do të ndikojë në prurjen e investimeve shumë të nevojshme për projektet e prodhimit të energjisë së ripërtërishme në shkallë të vogël dhe efiçiencës së energjisë në Kosovë, duke i mundësuar sektorit privat dhe NMVM-ve, duke kursyer energji, të rrisin konkurrencën e tyre dhe si rezultat të promovojnë rritje ekonomike kombëtare dhe siguri më të madhe energjetike si dhe reduktim të karbonit në atmosferë.


Bizneset private që kanë më pak se 250 punëtor dhe që investojnë në masa të efiçencës dhe  burime të ripërtritshme të energjisë me kapacitet deri në 400 KW dhe që janë të regjistruara në ARBK.

  • Vlera që garantohet për klient është 50% e vlerës së kredisë
  • Maturiteti prej 12 deri në 84 muaj
  • Shuma maksimale e kredisë: 3,000,000 Euro
  • Shuma minimale e kredisë: 3,000 Euro

Apliko online KËTU!