Çka i bën kartelat e ProCredit miqësore me mjedisin?
9/30/2024
Për Bankën ProCredit, përkushtimi ndaj mbrojtjes së mjedisit nuk është vetëm një term, por një domosdoshmëri që shoqëron çdo vendim dhe strategji të bankës. Për Bankën ProCredit, përkushtimi ndaj mbrojtjes së mjedisit nuk është vetëm një term, por një domosdoshmëri që shoqëron çdo vendim dhe strategji të bankës.
Në vazhdimësinë e nismave që synojnë të bëjnë ndryshimin për një të ardhme më të gjelbër, Banka ProCredit ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm me lansimin e kartelave të reja që në thelb kanë dashurinë për mjedisin.
Duke frymëzuar inovacion dhe përvojë të thjeshtësuar bankare, kartelat përveç se janë shumëfunksionale duke u mundësuar klientëve pagesa kudo në botë, përveç faktit të pamohueshëm të dizajnit të tyre modern, kartelat veçohen edhe nga procesi i prodhimit dhe rrugëtimit deri tek klientët. Në çdo hap, ky proces është në harmoni me mbrojtjen e mjedisit.
Si? Lexo më poshtë!
Materiale organike
Kartela jote e re ProCredit prodhohet nga materiale organike. Duke zgjedhur këto kartela, ti kontribuon në mbrojtjen e burimeve natyrore dhe uljen e ndikimit të plastikës dhe substancave të dëmshme në mjedis.
Kjo nismë është pjesë e angazhimit të bankës për të ulur përdorimin e plastikës si dhe materialeve të tjera që mbesin në mjedis si ndotës për qindra vite me radhë.
Një kartelë e tillë, shoqëruar me praktikat ekologjike që i ndjek banka, të bëjnë pjesë të një komuniteti që nis ndryshimin drejt një të ardhmeje më të pastër për gjeneratat e ardhshme!
Transporti i qëndrueshëm
Një nga mënyrat më efektive për të reduktuar ndikimin tonë në mjedis është edhe përmes transportit miqësor për mjedisin.
Banka ProCredit është kujdesur që transportin e kartelave të reja tek të gjithë klientët, përfshirë ty, të bëhet përmes veturave elektrike. Këto vetura nuk emetojnë gazra të dëmshme, pra reduktojnë ndotjen e ajrit dhe përmirësojnë cilësinë e tij. Ato nuk as prodhojnë zhurmë, duke e shmangur ndotjen akustike. Kështu, ato kontribuojnë në mirëqenien sociale dhe mjedisore.
Zarfet nga materiali i ricikluar
E për ta kompletuar procesin miqësor ndaj mjedisit, kartela jote e re të vjen në zarf të prodhuar nga materiali i ricikluar i cili ndihmon në promovimin e ciklit të riciklimit dhe uljen e nevojës për burime të reja natyrore për prodhimin e materialeve.
Kjo kartelë inovative është krijuar për të të ndihmuar ty, si klient i Bankës ProCredit, të bësh zgjedhje më të qëndrueshme dhe të kontribuosh në mbrojtjen e planetit.
Hap llogari, merre kartelën e re!
Zbulo të ardhmen e financave të tua me kartelat tona miqësore për mjedisin!
Përveç se i jep ngjyrë përditshmërisë, kartela jote e re është krijuar për të përmirësuar udhëtimin tënd financiar.
Hap një llogari sot dhe depono, tërhiq dhe transfero më lehtë se kurrë më parë.