Shtyerje e pagesave të kredive për klientët të cilët vazhdojnë të kenë vështirësi financiare si pasojë e krizës së krijuar nga COVID-19

3/11/2021

Bazuar në situatën ekonomike të krijuar në vend si pasojë e përballjes me COVID -19 dhe udhëzimit të Bankës Qendrore të Kosovës, banka ProCredit njofton klientët e saj që kanë obligime kreditore se, bazuar në kriteret e përcaktuara në këtë udhëzim, mund të bëjnë kërkesë për shtyerjen e pagesave të kredive aktive në bankën ProCredit. Aplikimi mund të bëhet përmes këshillëtarit personal.

Stafi i bankës me përkushtim të lartë do të analizojë çdo aplikacion të kredimarrësve të cilët kanë hasur në vështirësi financiare, respektivisht rënie të nivelit të të hyrave të tyre biznesore apo personale si rezultat i situatës së krijuar nga COVID-19, në mënyrë që të ofrojë mbështetjen maksimale në tejkalim të situatës.

Afati i fundit për paraqitje të kërkesës: 31 mars 2021. 

Faleminderit!