ProCredit Bank mbështet plotësisht luftën kundër shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit. Politika dhe procedurat e ProCredit Bank kundër shpëlarjes së parave janë hartuar për të siguruar që institucioni ynë është në përputhje me kërkesat dhe detyrimet e përcaktuara në legjislacionin e Kosovës, rregulloret, rregullat dhe udhëzimet e industrisë për sektorin e shërbimeve financiare nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, duke përfshirë nevojën që të ketë sisteme dhe kontrolle adekuate për të zvogëluar rrezikun e përdorimit të bankës për lehtësimin e shpëlarjes së parave, financimin e terrorizmit dhe krimet financiare në përgjithësi. ProCredit Bank me kënaqësi do t’ju ofrojë certifikatën “Patriot Act” për të dhënat tuaja.