Konfirmimi i dhënë nënkupton që të dhënat tuaja personale dhe dokumentacioni i ngarkuar që na keni dhënë janë të sakta të vërteta të pandryshuara dhe të azhurnuara dhe pasqyrojnë gjendjen reale dhe se nuk ka ndodhur asgjë që do të nënkuptonte se duhet të njoftoni Bankën për ndonjë ndryshim të tyre duke vizituar degën më të afërt të Bankës. Përveç kësaj ju pranoni që të gjitha të dhënat tuaja personale dhe të dhënat e biznesit mund të përpunohen nga Banka në përputhje me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Bazuar në llojin e produkteve / shërbimeve bankare të përzgjedhura më sipër Banka do të aplikojë komisionin në përputhje më çmimoren e aplikueshme.
Pas pranimit të kësaj kërkese dhe gjithë dokumentacionit përkatëse brenda 2 JAVËVE ju do të kontaktoheni nga Banka dhe do të informoheni mbi vendimin e Bankës mbi kërkesën tuaj. Nëse dokumentacioni juaj plotëson kërkesat ligjore dhe rregullative, juve do t’ju caktohet një termin ne degën e Bankes se përzgjedhur nga ju, ku do te nënshkruani kontratën e cila aktivizon llogarinë dhe shërbimet e përzgjedhura nga ju.
Çdo ankesë të mundshme mund ta adresoni në numrat e telefonit në vijim: +38349 555555, +38338 555555; dhe në adresën e mëposhtme e-mail: Kos.customerservice@procredit-group.com; ose adresa postare: ProCredit Bank SH.A., rruga "Xhorxh Bush", nr.26, 10000 Prishtinë, në adresën e Njësisë së Menaxhimit të Ankesave; ose në degët e Bankës.