Duke synuar çdoherë që t'ju mbështesim dhe lehtësojmë aktivitetet biznesore, qoftë tregti e mallrave ose ofrim i shërbimeve, tenderim, ekzekutim të punëve, blerje kundrejt pagesës në avans, dizajnim, apo instalim të pajisjeve të reja, ne ju ofrojmë garancitë adekuate për biznesin tuaj. Garancia bankare është instrument për sigurimin e nënshkrimit të kontratave mes palëve që operojnë në tregje të ndryshme ndërkombëtare.
Garancia bankare, përveç që përdoret për të siguruar ekzekutimin e kontratave në tregti të jashtme, ajo është shumë e aplikuar edhe për sigurimin e kontratave brenda vendit të njëjtë.
Lljojet e garanctë të cilat i ofron ProCredit Bank janë:
ProCredit Bank përcjell edhe të gjitha llojet e garancive të cilat i pranon nga bankat e tjera në favor të klientëve të saj. Garancitë e lëshuara nga ProCredit Bank Kosova rregullohen me ligje dhe rregulla të aplikueshme të Kosovës, nëse në tekstin e garancisë nuk ceket ndryshe.
Koleksioni dokumentar - Banka ProCredit ofron shërbimin e koleksionit dokumentar, si shërbim që rritë besueshmërinë në lidhjet tuaja biznesore dhe lehtëson punën me furnitorët dhe klientët tuaj.
Si funksionon?
Koleksioni dokumentar ju ndihmon të siguroheni për kualitetin, sasinë dhe pagesën e të mirave materiale. Shërbimi përfshinë një set të dokumenteve, përmbajtja e të cilave është aprovuar nga palët dhe të cilat banka e eksportuesit e dërgon te banka e importuesit.