Qëllimi ynë është i thjeshtë: t’ju mundësojmë që agrobiznesi juaj të zhvillohet me sukses, të krijojmë një bashkëpunim afatgjatë, si dhe të përfitoni shërbime të shpejta dhe cilësore nga ne. Me kredi për agrobiznese mund të përgatiteni për sezonin bujqësor, të zgjeroni fondin e bagëtisë, të rregulloni fermën tuaj, serren tuaj, të blini pajisje bujqësore dhe të gjitha këto me kushte të favorshme.
Shuma e aplikimit |
Kohëzgjatja e kredisë |
Dokumentet e nevojshme |
Përvoja |
Mënyra e pagesës |
---|---|---|---|---|
< 250,000 Euro |
Deri në 36 muaj për kapital punues Deri në 84 muaj për mjete fikse dhe qëllime të ndryshme agrobiznesi Deri në 180 muaj për mjete fikse, qëllime të ndryshme/blerje të patundshmërisë (objekt biznesi, tokë bujqësore) |
Dokument valid i Republikës së Kosovës
Dokumentet e Biznesit |
Të keni përvojë të paktën një sezonë bujqësorë |
Pagesa bëhet në bazë të shitjes së produkteve tuaja |
Grejs periudha lejohet deri në 18 muaj |
||||
Pagesa sipas sezonalitetit |
EKO kredi për agrobiznese – ProCredit Bank është e para në tregun bankar të Kosovës që ofron EKO agro kredi. Këto kredi ju mundësojnë agrobizneseve që ta shfrytëzojnë energjinë në mënyrë sa më efikase dhe si rrjedhojë ndikojnë në uljen e konsumit dhe shpenzimeve të energjisë duke mbrojtur në të njëjtën kohë edhe ambientin. EKO kreditë për agrobiznese mund të përdoren për objekte, përmirësimet në lidhje me transportin dhe Sistemet e ngrohjes, gjej këtu të gjitha detajet e investimeve eko.
Kredi përmes partnerëve bujqësorë - ju ofrohen klientëve përmes partnerëve kontraktues bujqësorë me të cilët kemi marrëveshje bashkëpunimi. Përmes partnerëve bujqësorë ju mund të blini pajisje të reja dhe inpute bujqësore. Aplikimi për kredi përmes partnerëve bujqësorë është mjaft i lehtë dhe i shpejtë. E gjithë ajo çka duhet të bëni, është të plotësoni aplikacionin për kredi, të cilin do ta merrni te partneri jonë dhe të njëjtin aplikacion ta sjellni në degën më të afërt të ProCredit Bank.
Kredi për investime bujqësore (për blerje të tokës bujqësore) - janë kredi afatmesme të cilat shërbejnë për investime kapitale në bujqësi, kryesisht për blerjen e tokës bujqësore.
Objekte:
Përmirësimet në lidhje me transportin:
Pajisjet elektrike:
Sistemet e ngrohjes: