Bonot e Thesarit – janë letra me vlerë afatshkurtra, të cilat maturojnë (përfundojnë) në më pak se një vit nga data e lëshimit të tyre në treg. Ato emetohen me afate maturimi: 3 mujor, 6 mujor dhe 1 vjet. Bonot e Thesarit blihen me një çmim i cili është më i ultë se sa vlera nominale e tyre në maturim; kur ato maturojnë, qeveria paguan vlerën nominale të tyre. Interesi i marrë nga ato paraqet diferencën në mes të çmimit të blerjes dhe çmimit nominal që qeveria e paguan në datën e maturimit.
Obligacionet Qeveritare – janë letra me vlerë afatgjata, të cilat maturojnë në afat më të gjatë se 1 vit. Kur një investitor blen këto letra me vlerë, ata në fakt i japin kredi shtetit, nga i cili investim ata përfitojnë interes periodik (në një apo më shumë data të caktuara përgjatë vitit) në formë të kuponëve të interesit. Ndërsa në datën e maturimit të obligacionit, investitorët marrin shumën e plotë të investuar në fillim.
Si mund të blihen Letrat me Vlerë të Qeverisë?
Në të dy rastet transaksioni duhet të realizohet përmes bankave të cilat janë Akter Primar.
Mundësia e blerjes përmes Bankës ProCredit:
Shembull se si funksionon blerja e një Letre me Vlerë:
Vlera për tu investuar: EUR 100,000.
Interesi vjetor 1.5%
Ditët e investimit: 182 dite (Bono thesari 6 mujore)
Çmimi i blerjes: 100,000 / (1+ 1.5 % /365*182) = 99,257.61EUR
Në ditën e investimit klientit i bllokohen apo i kalojnë në Ministrin e Financave 99,257.61 EUR dhe ne ditën e maturimit klienti kreditohet për vlerën EUR 100,000. Interesi i fituar për ketë investim për klientin është 742.39 EUR. (100,000 EUR – 99,257.61EUR = 742.39EUR). Informatat në lidhje me shpalljen dhe rezultatin e ankandeve të Letrave me vlerë të Kosovës mund t’i gjeni këtu.
Për informata më të detajuara sa i përket shërbimeve të Letra me Vlerë Qeveritare përmes Bankës ProCredit, ju lutem na kontaktoni drejtpërdrejt në numrin e telefonit: + 381 (0) 38 555 777 ext. 55038 dhe 55042.