Bizneset të cilat kanë qarkullim ditor më të madh se 10,000 EUR mund të depozitojnë qarkullimin e tyre në çdo kohë në kasafortat e qarkullimit ditor (dropbox) të cilat janë të vendosura në disa Zona 24/7– për të cilat paraprakisht nevojitet kontratë nga banka.
Me kontratë klientit i përcaktohen kushtet si më poshtë:
Paratë e gatshme të deponuara duhet të futen në qeset plastike (të marra nga banka) të parapërgatitura nga klienti, të cilat fizikisht kontrollohen, rinumërohen nga zyrtarët e bankës si dhe kreditohen në llogarinë e klientit. Për të shfrytëzuar këtë shërbim, bizneseve ju ofrohet një kartelë e aksesit e cila duhet të lexohet tek "lexuesi" i cili është i vendosur në anën e djathë të kasafortës së deponimit.
Ndiqni videon më poshtë si të realizohet deponimi përmes kasafortës për deponim.