Shërbimet përmes bankomatit

Shërbimet përmes SMS

Për të plotësuar sa më shumë gamën e shërbimeve që ofrojmë, ne kemi vënë në dispozicion të klientëve tanë bankomate në tërë lokacionet në Kosovë si dhe kemi implementuar Zonat 24/7 të cilat ofrojnë mundësi të kryeni shumë shërbime bankare 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

Shërbimet që mund të kryhen në bankomat:

  • Deponim | Tërheqje
  • Gjendja e llogarisë 
  • Pagesa e faturave 
  • Mbushje të telefonit
  • Ndërrimi i PIN-it të kartelës

Deponim | Tërheqje

Ky shërbim sjell risi për klientët e biznesit duke ju mundësuar deponimin e qarkullimit ditor në çdo kohë në bankomatet në Zonat 24/7.

  • Klientët mund të deponojmë deri në 50 bankënota në bankomat që arrijnë vlerën jo më të madhe se 9,995 Euro
  • Bankënotat mund të jenë të ndryshme, prej 5, 10, 20, 50, 100, 200, 500 Euro.
  • Klientët, gjatë ditës, mund të realizojnë deponime në bankomat më shumë se një herë, me kusht që shuma e përgjithshme që ka deponuar klienti gjatë ditës nuk kalon shumën 9,995 Euro.

Pas përfundimit të një transaksioni, ju mund të filloni një transaksion tjetër të ri i cili ju lejon deponimin e 50 bankënotave përderisa shuma totale (duke përfshirë edhe shumat e deponuara gjatë transaksioneve të kaluara) nuk e kalon limitin 9,995 Euro. Deponimi zakonisht reflektohet në llogari maksimumi brenda 10 minutave, përveç deponimeve pas orës 20:00 që reflektohen të nesërmen prej orës 07:00 te mëngjesit.

Për momentin, bankomatët e ProCredit Bank pranojnë vetëm kartëmonedha për depozita.

Gjendja e llogarisë:

Klientëve ju ofrohet mundësia për shikim të bilancit qoftë të llogarisë rrjedhëse apo asaj të kursimit përmes menysë kryesorë “Bilanci”. Ky shërbim mund të shfrytëzohet në secilin bankomat apo në Zonat 24/7.

10 transaksionet e fundit - Përveç bilancit, banka ofron mundësinë klientëve të printojnë 10 transaksionet e fundit përmes shërbimin “10 transaksionet e fundit” në bankomat shumë shpejt dhe lehtë.

Pagesa e faturave: 

Shfrytëzojeni këtë shërbim për t’i bërë pagesat e faturave mujore të rrymës, telefonit, ujit dhe sigurimeve. E tëra që ju duhet është që të keni një kartelë bankare të debitit apo të kreditit, të cilën e ka lëshuar ProCredit Bank. Shuma e pagesës është pjesë e dëshirës dhe e planifikimit tuaj. I gjithë ky shërbim është shumë i thjeshtë, madje është edhe falas. *Bankomatët të cilët ofrojnë këtë shërbim kanë të shënuar shenjën Kos – Giro.

Mbushje të telefonit:

Në menynë e pagesave në ekranet e bankomateve, ju gjithashtu keni mundesinë e mbushjes së numrave të telefonit. Përveç mundësisë së mbushjeve në bankomat, klientët kanë mundësi të mbushin edhe telefonin e tyre përmes SMS.
Mbushjet e telefonit ofrohen drejt këtyre operatorëve të telefonisë mobile:

  • Vala,
  • IPKO mobil,
  • IPKO fiks.

Ndërrimi i PIN-it të kartelës:

Kientët e bankës ProCredit në çdo kohë mund ta ndërrojnë pinin e kartelës në bankomat me çast mund të krijojnë pinin e tyre të ri. Ky shërbim është funksional në çdo bankomat të bankës ProCredit si dhe në të gjitha Zonat 24/7.