Kushte speciale për blerje të veturave-mjeteve të transportit me partner kontraktues

12/17/2018

Banka ProCredit në bashkëpunim me Autotrade ofron MUNDËSI SPECIALE për blerje të veturave të reja me kushte shumë të volitshme të cilat mund të përdorën për qëllime të biznesit apo private.

Kjo mundësi përfshinë blerjen e veturave hibride dhe elektrike. Këto vetura janë shumë ekonomike dhe të cilat përveçse sjellin efiçiencë për biznesin apo familjen gjithashtu kanë ndikim më të vogël negativ në mjedis!

Kush mund të përfitojë nga kjo ofertë:

  • Klientët e biznesit të cilët mund t’i përdorin automjetet për qëllime biznesi
  • Klientët e biznesit të cilët mund t’i përdorin veturat për qëllime private
  • Klientët privatë/pagëmarrësit

MËNYRA E PAGESËS: pagesa të rregullta mujore, e në raste të veçanta edhe pagesa jo të rregullta.

  • Norma nominale e interesit: vetëm 3.9%.
  • Norma efektive e interesit është 4.18%

SHUMA E FINANCIMIT: deri në 100% të vlerës së automjetit (duke përfshirë doganën, TVSH dhe shpenzime tjera) si dhe kohëzgjatje deri në 60 muaj.

Klientët të cilët marrin këtë shërbim, janë të obliguar të paguajnë KASKO sigurimin e veturës/mjetit gjatë kohës kur mbahet vetura kolateral tek banka.

Kjo mundësi për blerje të veturave ekologjike, tregon fokusin edhe qasjen e përgjegjshme të bankës sonë në mbrojtjen mjedisore e cila është pjesë e rëndësishme e modelit të përgjegjshëm biznesor e shoqëror dhe vlerë e integruar në filozofinë tonë bankare. Të gjitha veturat në posedim të Bankës ProCredit janë hibride apo elektrike.

...ne jemi 100% Hibrid/Elektrik, po ju?