mPOS - Mundësi e re për biznesin tuaj!

12/15/2023

Në vazhdën e digjitalizimit të shërbimeve bankare, për të ju mundësuar klientëve të saj të biznesit realizimin e pagesave në mënyrë të shpejtë, të sigurt dhe efikase, Banka ProCredit lanson shërbimin “mPOS”.

Ky shërbim ofrohet përmes një aplikacioni softuerik i cili i mundëson klintëve të biznesit të Bankës ProCredit, pranimin e pagesave me kartela pa kontakt, duke përdorur pajisjet e tyre android telefon smart apo tablet me NFC.

Përveç realizimit të pagesave, mPOS gjithashtu mundëson edhe kthimine tyre si dhe gjenerimine pagesave të realizuara për intervale të përcaktuara nga klienti.

Përmes mPOS, telefoni celular kthehet në POS terminal duke mundësuar pranimin e pagesave të sigurta ne terren apo dyqan.

Çfarë ofron mPOS?

  • Realizim i pagesave pa pasur nevojë për POS terminal
  • Siguri dhe fleksibilitet në transaksionet me kartela
  • Pagesa pa kontakt me çfarëdo kartele, Visa apo Master
  • Gjenerim i transaksioneve
  • Fatura elektronike
  • Kthim i pagesave të realizuara për intervale të përcaktuara nga klienti

Cfarë duhet të keni për tu pajisur me mPOS?

  • Të keni llogari biznesi në Bankën ProCredit
  • Telefon smart apo tablet me sistem operativ Android të versioneve nga 7 e tutje që mbështesin komunikimin me NFC
  • Lidhje në internet

Si të aplikoni?

  • Për klientët ekzistues: Aplikoni për mPOS duke na shkruar në kutinë postare në e-Banking apo duke kontaktuar me këshilltarin tuaj të biznesit.
  • Për klientët e rinj: aplikoni këtu për të hapur llogari biznesi dhe për tu pajisur me mPOS.

Për të lexuar manualin e përdorimit klikoni këtu.