Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM) në Kosovë mund të përmirësojnë konkurrueshmërinë e tyre duke:
- Përmirësuar cilësinë e produkteve, proceseve dhe kushteve të punës;
- Reduktuar konsumin e energjisë, emetimet e karbonit dhe kostot e energjisë
- Rritur kapacitetin prodhues; me ndihmën e pakos financiare që i është dhënë Bankës ProCredit në Kosovë nga BERZH dhe BE.
Në kuadër të kësa pakoje Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme mund të përfitojnë grant deri në 15% të vlerës së projektit (TVSH nuk përfshihet në kalkulimin e grantit) për projektet e financuara me kredi nga banka.
Krditë që lejohen për financimin e këtyre projekte kanë karakteristikat si më poshtë:
- Maturiteti i kredisë deri në 15 vite;
- Shuma maksimale e kredisë/kredive në kuadër të programit është 1.000.000 €;
- Pjesa e projektit që mund ta kaloj vlerën prej 1.000.000 € mund të financohet nga Banka me kredi të rregullt;
Për tu financuar në kuadër të këtij projekti që Banka ka me BERZH-in kualifikon cdo investim në pajisje të reja, makineri të re apo renovim ose ndertim të objekte të biznesit, e që plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Përmirëson pajtueshmërinë me një ose më shumë direktiva të Bashkimit Evropian në fushën e mbrojtjes së mjedisit, sigurisë së punëtorëve dhe cilësisë dhe sigurisë së produktit;
- Të gjitha investimet në teknologji me performancë të lartë:
- Energji të ripërtërishme;
- Efiçiencë të energjisë;
- Investime në ndërtesa të cilat duhet të plotësojnë kritere të caktuara;
- Adaptime klimatike që racionalizojnë përdorimin e ujit.