Përmes e-Banking të dizajnuar enkas për biznesin tuaj ju mund të realizoni shërbime të shumta bankare dhe të kurseni kohë dhe para.
Përdorimi i këtij shërbimi është shumë i shpejtë dhe i lehtë, mjafton të keni një kompjuter me qasje në internet.
Shërbimet që mund të kryeni përmes e-Banking:
- Transferta: brenda ProCredit Bank, kombëtare dhe ndërkombëtare
- Faturat: uji, rryma, telefoni
- Pagesat në emër të komunës: tatimin në të ardhura personale, kontributet pensionale, tatimin në pronë, pagesat tjera për shërbimet e pranuar nga njësit buxhetore (ministritë, gjykatat etj.) dhe pagesat hipotekare e pagesa të tjera që i faturojnë komunat.
- Pagesat për doganë të cilat konfirmohen automatikisht përmes e-mail-it, pasi që të jetë realizuar pagesa
- Pagesat në emër të Ministrisë të Punëve të Brendshme për nxjerrjen e dokumenteve siç janë: çertifikata e lindjes, e martesës, e nënshtetësisë, letërnjoftimet, pasaportat, patentë shoferi dhe dokumentet e tjera të ngjashme.
- Kompanitë e sigurimeve
- Shërbime tjera që ofrohen në platformën e-Banking: ndryshimi i kodit për qasje në e-Banking, përmirësimi i menysë së “urdhërpagesave të fundit”, hapja dhe menaxhimi i urdhërpagesave periodike mujore si dhe hapja e depozitave me afat dhe shikimi i pasqyrës për të gjitha transaksionet që i keni bërë nëpërmjet bankës tonë me detaje si shuma, koha, lokacioni ju ndihmojnë në planifikim të buxhetit mujor apo vetëm përcjellje të shpenzimeve tuaja.
Je përdorues i ri? Testo këtu ebanking dhe mëso si t'i përdorësh shërbimet në një platform test.